300 familje qe banojne ne lagjen Mbrostar Ferko ne Fier prej shume vitesh  vuajne per infrastrukturen  e rrugeve. Pamjet e marra nga televizioni Report TV tregojne qarte gjendjen ne te cilet ndodhen të gjitha rrugët e kësaj zone. Ato jane me gropa te mbushura me uje ne te gjithe gjatesine tyre.

Ne ditet me shi situata behet akoma me e renduar pasi mungojne kanalizimet ndersa ndicimi publike nuk ekziston. Banoret shprehen se nuk mund te nxjerrin dot femijet e tyre as ne kembe per t'i cuar ne kopesht ose ne shkolle e ndersa automjetet po shkaterrohen nga gropat e shumta.
 
Banoret  shprehen se ndjehen te harruar dhe shpresojne qe se shpejti te nderhyhet per rikonstruksionin e ketyre rrugeve.

Ne bashkine Fier thone se ashtu si dhe disa lagje te qytetit edhe kjo zone eshte ne projektet e bashkise per tu rikonstruktuar.
 
Redaksia online
r.s/Shqiptarja.com