FIER - Prej 10 ditësh në qendrat shëndetësore të qytetit të Fierit, mungojnë recetat e rimbursimeve, teksa qindra paciente medikamentet duhet t’i blejnë me vlerën e tregut.
 
Kjo ka sjellë pakënaqësi të shumta te pacientët, shumë prej të cilëve duhet të marrin çdo ditë sasi të konsiderueshme medikamentesh.
 
Drejtoresha e fondit të qarkut Fier, Donika Ajlushani, argumenton arsyet e këtij ngërçi dhe rrugët e zgjidhjes së tij.
 
“Ka pas mungesë të recetave, po kjo nuk vjen si rezultat i pengesës nga drejtoria e fondit të Fierit, por një vështirësi në shtypshkrimin e këtyre recetave dhe ne i dimë vështirësitë dhe për pacientët dhe për ne si institucion është e vështirë. Sot vjen furnizimi me recetat me rimbursim të plotë dhe disa formularë që duhen për qendrat shëndetësore, ndërsa recetat me rimbursim të pjesshëm është akoma e vështirë dhe presim brenda javës të plotësohemi dhe me këto lloj recetash.”-tha Ajlushani.
 
I njëjti problem konstatohet edhe në qendrat shëndetësore të disa rretheve të vendit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)