Fier, sekuestrohen 109 kg drogë
pranga dy poseduesve nga Vlora

Fier, sekuestrohen 109 kg drogë<br />pranga dy poseduesve nga Vlora
FIER - Policia e Fierit ka sekuestruar një sasi prej 109 kg lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa. 

Në kuadër të operacionit të koduar 'Valona', policia ka arrestuar edhe dy poseduesit e drogës, Gani Shahaj 57 vjeç dhe Ermal Daja 34 vjeç.

Dy të arrestuarit janë banues në Vlorë dhe në automjetin tip Volkswagen u gjet e sekuestrua 109 kg e ndarë në 99 pako. Sasia e drogës vinte nga Gjirokastra dhe kishte për destinacion Fierin.

Sipas policisë, droga u kap në rrugën Fier-Vlorë në afërsi të Levanit, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë të implikuar në këtë rrjet trafikimi.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit