FIER - Policia ka sekuestruar pasuri me vlerë prej 1.5 mln euro, të cilat dyshohet se se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Pas një hetimi prej disa muajsh, autoritetet ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj Rudina H. (Zenaj).

Mësohet se kjo e fundit është ish-bashkëshortja e Shaban Zenajt, i dënuar nga drejtësia italiane me 14 vite burg për trafikun e lëndëve narkotike.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive ku vlera totale e pasurive të sekuestruara në Vlorë dhe Pogradec shkon rreth 1.5 mln euro, konkretisht:

- Një bar restorant në Skelë, Vlorë;

- Një apartament në Vlorë;

- Një apartament në Pogradec;

- Një automjet tip "Benz".

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal, ndaj Shaban Zenaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij personi dhe të tjerë të lidhur me të.

Gjithashtu disa muaj më parë, Shaban Zenaj ka qenë nën shënjestrën e OFL-së e cila u dërgoi për të plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë.

1607075723_Sequence03.00004218.Still012001001.jpg

Bar restoranti i sekuestruar në Skelë të Vlorës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
Nën sekuestro preventive/ Ky është restoranti i gruas të të dënuarit për trafik droge

Ky është restoranti i Rudina H. (Zenaj) në Vlorë e cila është vendosur nën sekuestro preventive nga policia.

Ajo është sekuestruar pasi dyshohet se burimi i të ardhurave vjen nga veprimtari kriminale.