'Granatë, shkop gome, radio policie, dorezë hekuri'/ I moshuari terrorizon banorët e Mallakastrës, qëllon me armë dhe thërret emrin e gruas së ndjerë! I zbulohet arsenali në shtëpi

MALLAKASTËR- Banorët e lagjes "5 shkurti" janë terrorizuar pasditen e djeshme nga një 63-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Dashamir Kullorja, i cili është arrestuar nga policia. Kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e të moshuarit, por më surprizuese ka qenë arsenali i armëve që uniformat blu kanë gjetur në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së 63-vjeçarit, u gjetën 1245 fishekë, tre krehra, një ndezës mekanik, granatë ofensive, një shkop gome, një thike me teh të gjatë, një dorezë hekuri, një dorezë me sferë hekuri goditëse, barut për armë gjahu, një radio si ato të Policisë dhe 485 kg duhan i grirë, pa dokument blerjeje. Armëmbajtja pa leje është një fenomen që vijon të jetë shumë shqetësuese në shoqërinë shqiptare. kujtojmë që vetëm pak javë më parë, në Elbasan 71-vjeçari Lefter Zhidru, pas konfliktit që pati me bashkëshorten dhe familjen, hapi zjarr drejt policisë. Pas më shumë se 5 orë tentativa për ta bindur që të dorëzohej, ai nuk pranoi e për pasojë policia e qëlloi për vdekje. Gjatë kontrollit në banesë iu gjet arsenal armësh.  Për këtë gruaja e tij deklaroi se nuk kishte aspak dijeni.

 Ndërkohë, edhe në Divjakë ka rënë në pranga një 25-vjeçari Jurgen Rroshi. Edhe i riu banues në fshatin Tërbuf, Divjakë, iu gjetën në banesë materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 2 krëhra dhe 38 fishekë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
63 vjeçari në Mallakastër probleme mendore pas humbjes së gruas, kur qëlloi me armë në ajër thirri emrin e saj

Dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Mallakastër ku 63-vjeçari Dashamir Kullorja, ka qëlluar me armë zjarri në ajër në orën 03:00 të mëngjesit, ku pasi ka terrorizuar banorët më pas është arrestuar nga policia.

Report tv mëson se Kullorja jeton në Ballsh në lagjen 5 shkurti dhe atij i ka vdekur gruaja para dy vitesh. Kjo ngjarje i ka shkaktuar çrregullime mendore, i cili sipas banorëve më herët ka qenë njeri i komunikueshëm me ta dhe shikone punën e tij.

Po sipas komshinjve kur ai ka qëlluar në ajër me armë ka thirrur emrin e gruas së ndjerë. Sa i përket armëve komshinjtë nuk dinin gjë se çfarë kishte në banesë. Në të shkuarën e tij 63 vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent të mëparshëm penal por as kartelë mjekësore.

63 vjeçari është babi i tre femijeve në emigracion dhe jeton ne katin e parë të një pallati të kësaj lagjeje. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër, përmes të cilave do të zbardhen detaje të reja.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm