FIER - Trembëdhjetë të arrestuar dhe 11 të proceduar në gjendje të lirë është bilandi i një operacioni policor të mbajtur në qytetin e Fier, ku si pasojë është shkatërruar një bazë prostitucioni. 

Personi kyç në këtë veprimtari kriminale ka rezultuar Luan Zijaj, 54 vjeç, i cili tashmë akuzohet për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje të lokaleve për prostitucion”.

Në mesin e të arrestuarve janë vajza dhe gra që shfrytëzoheshin për prostitucion, tutorë, dhe meshkuj që kanë paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me to. 

Policia ka ushtruar kontrolle në një seri lokalesh ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm tutor Luan Ziaj, me tarifa që shkonin deri në 50 mijë lekë. 

U arrestuan
1. Luan Zijaj, 54 vjeç, banues në Fier, për veprat penale: "Shfytëzim prostitucioni", dhe "Mbajtje e lokaleve për prostitucion".
2. N.A, 32 vjeçe, banuese në Fier, për veprën penale "Ushtrim Prostitucioni".
3. Tahir Spahiu , 56 vjeç, banues në Rroskovec, për veprën penale "Ushtrim Prostitucioni" .

U ndaluan për veprën penale “Ushtrim prostitucioni” 6 shtetaset:
1. S.L. 
2. V. B. 
3. A. G 
4. L. L. 
5. D. F. 
6. S. Y.

Gjithashtu u ndaluan dhe shtetasit:
1. L. P. 
2. E. L. 
3. F.T 
4. A. H.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja)