Një ngjarje e rëndë si nëpër filma ka tronditur qytetin e Fierit, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku policia ka shkëmbyer zjarr me disa grabitës, duke lënë të vdekur njërin prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘29 Nëntori’, ku disa persona të maskuar dhe armatosur me pistoleta dhe automatikë kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë së shtetasit Minella Muçi, duke thyer drynin e derës.
Me të marrë njoftimin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është përballur me plumba nga grabitësit. Uniformat blu janë përgjigjur po me plumba, duke i marrë jetën njërit prej grabitësve, 20-vjeçarit Xhuljan Sollaku, dhe plagosur një tjetër, ndërsa kanë arritur t’iu shpëtojnë plumbave dhe të largohen me një makinë autorët e tjerë, që dyshohen se janë dy.
Report Tv mësoi se është plagosur shtetasi Arben Muçi, rreth 35 vjeç, dhe ndodhet në spital, ndërsa nuk ka lidhje me pronarët e banesës, që është tentuar të vidhet. Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.
Njoftimi i plotë i policisë
Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen "29 Nëntori" Fier, pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë duke thyer drynin e derës.
Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.
Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen. Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.
Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar. Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Trupi i viktimës Xhuljano Sollaku eshte tërhequr nga morgu i spitalit te Fierit nga xhaxhai dhe disa te afërm te tij pasditen e sotme. Ai nuk ka preferuar qe te jape asnjë koment per mediat. Viktima Xhuljano Sollaku është nga fshati Katund i Ri në Elbasan, ndersa u vra gjate përplasjes me policine ne momentin qe po tentonte grabitjen.
Familjarët e 20-vjeçarit Xhuljano Sollaku kanë marrë vesh lajmin e kobshëm për vdekjen e tij. Report Tv sjell pamje të rënda, ku njëri prje të afërmve të viktimës nuk e ka përballuar dot lajmin e hidhur dhe ka rënë në gjunjë në mes të rrugës.
Dhimbja e lotët knaë 'pushtuar' familjen e 20-vjeçarit, i cili u ekzekutua pas një shkëmbimi zjarri me policinë, në tentativë për të grabitur banesën e çiftit Muçi.
Një komshinj i çiftit Minella, ku u tentua grabitja, ka deklaruar se ka dëgjuar zhurmën në momentin e përplasjes me armë mes policisë dhe grabitësve, por nuk ka dyshuar. Ajo theksoi se nuk ka dalë jashtë nga frika, duke shtuar se Minellën e kanë komshi shumë të mirë.
"Dëgjova zhurmën, por thashë mos janë fishekzjarrë dhe nuk dola. Ja tani po e hap derën. Dëgjohej krismë e madhe, edhe dyshoja, por nuk u frikësova. Minellën, uaa s’kam ndjerë gjë. Vetëm jemi aman, sa frikë kemi. Fëmijët janë andej dhe është frikë e madhe. S’kam dalë fare nga frika, kujtoja mos janë armët aty poshtë, janë ato vrimat e armës, po nuk e di që ka ndodhur këtu. Minellën e kemi komshi dhe shumë të mirë"
komshija e çiftit Minella
Report Tv ka mësuar emrin e grabitësit të qëlluar për vdekje nga policia, pas përplasjes me armë në Fier. Viktimë ka mbetur shtetasi Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, nga Elbasani, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit u plagosur dhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij, Arben Muçi.
(20-vjeçari Xhuljano Sollaku, i vrarë gjatë përplasjes me policinë)
Përplasja me armë zjarri mes policisë dhe grabitësve në Fier la një person të plagosur dhe një të vdekur. I plagosur është shtetasi Arben Muçi, rreth 35 vjeç, nga Ndroqi i Tiranës, i cili ndodhet në spital.
Report Tv mësoi se i plagosuri po ruhet nga masa të rrepta policie në spital. Në foton më posht, duket që efektivët kanë 'blinduar' derën e dhomës së spitalit, ku ndodhet i plagosuri Muçi, i cili mësohet se nuk ka lidhje me pronarët e shtëpisë që u tentua të grabitej, çiftin Muçi.
(Policët para dhomës së spitalit, ku ndodhet i plagosuri)
Policia ka blinduar Fierin dhe vijon kontrollet e rrepta për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të përfshirë në ngjarje.
Nëndrejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, ka shkuar mëngjesin e sotëm në lagjen '29 Nëntori', në qytetin e Fierit, aty ku në orët e para të mëngjesit pati një shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa grabitësve. Nga përplasja me armë u ekzekutua njëri prej grabitësve dhe u plagos një tjetër, shtetasi Arben Muçi, nga Ndroqi i Tiranës. Policia ka blinduar Fierin dhe vijon kontrollet e rrepta për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të përfshirë në ngjarje.
Me rreth të kuq Nëndrejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj
Report Tv ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve ndodhi para pallatit që po iu sjellim më poshtë në foto, i cili është rrethuar me shirita nga policia.
Report Tv ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes në lagjen '29 Nëntori', në Fier, ku shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve ndodhi para pallatit që po iu sjellim më poshtë në foto, i cili është rrethuar me shirita nga policia.
(Pamje nga vendi ku ndodhi përplasja me armë zjarri mes policisë dhe grabitësve, banesa që u tentua të grabitej)
Nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve u ekzekutua njëri nga autorët dhe u plagos shtetasi Arben Muçi, ndërsa u larguan dy të tjerë. Autorët me maska dhe armë tentuan të grabisnin banesën e shtetasit Minella Muçi.
I plagosuri Arben Muçi
Report Tv ka shkuar këtë mëngjes në vendin ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve, në lagjen '29 Nëntori', në qytetin e Fierit. Report Tv trokiti në derën e banesës, që u tentua të grabitej, ku gruaja e Minella Muçit deklaroi se i ka shpëtuar llozi i derës.
“Na shpëtoi llozi që kishim vënë mbrapa derës”
Bashkëshortja e Minellës, pronarit të banesës, që u tentua të grabitet.
Nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve u ekzekutua njëri nga autorët dhe u plagos shtetasi Arben Muçi, ndërsa u larguan dy të tjerë. Autorët me maska dhe armë tentuan të grabisnin banesën e shtetasit Minella Muçi.
fier.jpg" style="height:354px; width:620px" />
(Bashkëshortja e Minella Muçit)
Report Tv ka siguruar pamje të rënda nga vendi ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitëse, në qytetin e Fierit. Në foton e mëposhtme nga vendngjarja, duket vendi i mbuluar nga gjaku.
Ngjarja ndodhi para banesës së shtetasit Minella Muçi, ku mbi katër grabitës të maskuar dhe me pistoleta e automatikë hapën zjarr ndaj policisë.
Kjo e fundit është përgjigjur po me zjarr, duke ekzekutuar njërin grabitës dhe plagosur një tjetër, ndërsa autorët e tjerë kanë arritur të largohen.
(Pamjet me gjak para vendit ku ndodhi përplasja me armë)
Ju lumte ppliceve qe ta marrin vesh te gjithe se iku koha e rrumpalles Kjo eshte policia qw duam.
PërgjigjuOre po dale qysh bravo.. po qe se ka qelluar drejt policave ne rregull mir ben... por policia nuk ka te drejt te vrasi duhet te paralajmeroj dhe te bej te pamunduren te arrestoj ka gjykata qe vendosin..
PërgjigjuAi qe keni nxjerr ne foto eshte i vellai i tij me i vogel qe eshte ne kerkim
PërgjigjuBravo policia... keshtu dua te degjoj sa here qe menjehere te jeni tek vendi i ngjarjes vetem keshtu mund te pastrojm shqiperine nga keta karagjozat e vegjel qe me nje cop arme tregohen burra. Mire ja beni tani gjini edhe tjetrin edhe mu ne ball qe ta kuptojn te tjeret qe leku vjen me djers e jo me vjedhje.
PërgjigjuBravo POlicise!!!!!
PërgjigjuÇfarë të thuash në këto rraste vetëm duhet fajtësuar policia e pa aftë dhe e pa kualifikuar se nuk arriti ta dërgojë dhe tjetrin në botën e përtejme
PërgjigjuBravoooo policia e Fierit. Ju lumte dora dhe zemra. Qelbesira te tilla nuk meritojne te jetojne. Duhet te jete shembull per policine e gjithe shqiperise ky reagim. Per kriminelet nuk duhet burg, por plumb ne balle.
PërgjigjuI lumte djemve te Policise. Hallall qumeshti i nenes. Kete meritojne kokepalaret qe kerkojne te jetojne duke grabitur djersen e te tjereve.
PërgjigjuNese vertete ka ndodhur keshtu, bravo policise.
PërgjigjuI lumte Dora policise
Përgjigju