Fier, shmangu detyrimet tatimore
në kërkim administratori i naftës 

Administratori i shoqërisë "A&A OIL 10" Agim Çako është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi akuzohet për fshehje të ardhurash, "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve".

57 vjeçari Çako u shpall në kërkim pas një hetimi të përbashkët një mujor të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Hetimit Doganor Tiranë  me Drejtorinë Rajonale të Hetimit Tatimor Fier dhe Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, 

Nga hetimi, rezultoi se në aktivitetin e Shoqërisë "A&A OIL 10" në fushën e hidrokarbureve, ka shmangur detyrimet tatimore e doganore për periudhën 2010 -2013, për një sasi  prej 5247,89 Ton naftë bruto me një vlerë prej 179.594.750 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Fier për veprat penale "Fshehje e të  ardhurave", "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve" parashikuar nga Nenet 180,172 dhe 190 të Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë për kapjen e personit dhe dokumentimin e mëtejshëm ligjor.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet