Fier, spitali rajonal i veshur
nga lagështira dhe myku

Fier, spitali rajonal i veshur<br />nga lagështira dhe myku
FIER - Në pamje të parë duket sikur kemi të bëjmë me një godinë të braktisur e të lënë pas dore, por në fakt në këtë mjedis marrin ndihmë mjekësore banorët e qarkut të Fierit. Por ky është spitali rajonal i Fierit, ku ndodhen pavijoni i pediatrisë, materniteti dhe urgjenca. Siç duket edhe nga pamjet, spitali është rrënuar tërësisht si në pjesën e jashtme të godinës, ashtu edhe në dhomat e pacientëve.

Në pamje shikoni se si lagështira dhe myku ka veshur dhomat e pacientëve, të cilët marrin ndihmë mjekësore. Në këto kushte, nuk bëhet fjalë as për kushtet e tjera spitalore, ndërsa pacientët në vend që të shërohen, shëndeti i tyre mund të përkeqësohet edhe më shumë.

QYTETARËT: NA MORËN NË QAFË

Qytetarët, të cilët janë të njohur me këtë problem, bëjnë apel që të ndërhyhet sa më parë, pasi “deri tani kemi qenë dëshmitarë vetëm të premtimeve boshe dhe asgjë më shumë”, shprehen ata.Një qytetar kujton se “dhomë me lagështirë është ajo e reanimacionit dhe sidomos tek ajo duhet investuar”.

Dikush tjetër për mikrofonin e “A1Report” shton edhe ai “që ka shumë lagështirë” dhe se “po s’pati investime bëhet dot gjë? Kush do investojë? Na morën në qafë”. Një tjetër shpërthen konstatimin tjetër se “atje në spital nuk ka njeri që e do punën” apo që “kudo që të vesh nuk ka as pastërti, as rregull dhe mbi të gjitha ka shpenzime”...

DREJTORI: DO NDËRHYHET SË SHPEJTI

I kontaktuar nga “A1 Report”, drejtori i porsaemëruar i spitalit rajonal të Fierit, Ervin Llakatura shprehet se është në dijeni të situatës, por sipas tij së shpejti do të ndërhyhet për përmirësimin e infrastrukturës së spitalit, situatë kjo, që ka vite që shoqëron këtë spital rajonal.


Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë