FIER - Tre vite burg është dënimi që duhet të kryejnë dy autorët e sulmit më acid ndaj Gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni.

Ky ka qenë vendimi gjykatës së Fierit marre pak ditë më parë, për shtetasit, Nertil Zotaj, dhe Ledio Kamberi, të cilët një vit më parë hodhën acid në fytyrë gjyqtares nga Vlora, në afërsi të banesës së saj në qytetin bregdetar.

Sulmi karshi gjyqtares mesohet se është bërë për shkak të detyres.

Nertil Zotaj njëri prej të dënuarve ka rrëfyer para togave të zeza se gjykatësja,Mirela Mishgjoni, e ka dënuar atë padrejtësisht me 11 muaj burg dhe një gjobë prej 150 mijë lekësh të reja.

Duke marrë shkas nga kjo ai së bashku me shokun e tij, Ledio Kamberin, kanë vendosur të hakemrren ndaj saj duke e sulmuar me acid në fytyrë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)