FIER- Plagoset rëndë me thikë bariu gjatë një tentative vjedhjeje. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e qutjaur ‘Kthesa e Visokës’ në Patos, kur disa persona kanë qëlluar disa herë më thikë 22 vjecarin Sajmir Buzi, ndërsa ky i fundit ruante bagëtitë në një stan. I riu ka pikasur personat që kanë tentuar të vjedhin dhe ata kanë reaguar duke e plagosur me thikë.
 I riu ka marrë disa plagë në fytyrë, fyt, dhe pjesë të tjera të trupit dhe ndodhet në reanimacion ën spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën por ende në gjendje të rëndë. Ndërkaq policia pasi ka marrë deklarimet e të plagosurit ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve.
(kth/jd/shqiptarja.com)