Një 24- vjeçar banues në Maqedoni është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi në mjetin e tij iu gjet 64 Kg kanabis.

24- vjeçari me inicialet A.K. po udhëtonte me mjetin tip "Volkswagen" me targa SK 0605 AL dhe pasi e ka kuptuar se po ndiqej nga policia ka goditur mjetin në trafikndarësen e më pas e braktisur atë në rrethrrotullimin e Kolonjës,  Lushnje duke u larguar më shpejtësi. 

Nga veprimet e kryera në mjetin e braktisur u gjetën dhe sekuestruan 64 kg kanabis.

[gallery]19951[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)