Fier/ U kap me 1.2 kg kanabis në makinë, kapet 28-vjeçari, vihen në pranga dhe dy blerësit

FIER - Gjatë një operacioni policor anti-drogë në Fier janë arrestuar 3 persona, të cilët u kapën me lëndë narkotike kanabis sativa. Në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’, forcat operacionale të Fierit në bashkëpunim me sektorin e hetimit të narkotikëve finalizuan operacionin ‘Transportuesi’.

Në fshatin Qarr, u ndalua automjeti i shtetasit K.K., 28 vjeç, banues në Memaliaj. Në të u gjetën 1.2 kg kanabis të cilat do t’i shiteshin A.Gj., 56 vjeç dhe B.R., 27 vjeç, të dy banues në Fier.

Në vijim të veprimeve proceduriale, gjatë kontrolleve, në shtëpinë e A.Gj., u gjetën 179 doza kanabis sativa.

'Në aksin rrugor "Levan-Qarr", në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, u gjetën 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila nga hetimet rezultoi se do t’i shitej shtetasve A. Gj. dhe B. R.. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u kryen kontrolle në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në banesën e 56-vjeçarit, u gjetën 179 doza cannabisi.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Policia sekuestroi gjithsej: 1.2 kg lëndë narkotike kanabis, 179 dozat e gjetura te shtëpia e 56-vjeçarit, 2 automjete dhe 4 celularë.

G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)