Policia e Fierit ka arrestuar një 43- vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi bashkëshorten e tij, L.D, 29 vjeç.

Në pranga ka rënë Altin Gega, banues në Fier.

Materialet për 43- vjeçarin i kanë kaluar Prokurorisë së Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Altin Gega, 43 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.D, 29 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com