Ndotja vjen nga uzina e përpunimit të naftës Ballsh,ose nga zonat naftëmbajtëse që ndodhen pranë këtij lumi si dhe nga disa fabrika të vajit të ullirit që derdhin ujërat e tyre në përrenj dhe këta të fundit në lumin Gjanica.
Siç shikohet edhe nga pamjet, ngyra e ujit e këtij lumi është e errët dhe vende vende me “harta” hidrokarburesh.
Është inspektoriati i mbrojtjes së mjedisit në Fier që duhet të kontrollojë se nga vijnë këto hidrokarbure ose ujra te tjera ndotëse ,te cilat derdhen në këtë lumë dhe me pas këto ujëra derdhen në bregdet duke ndotur të gjithë vijne bregdetare të Semanit.
[gallery]24567[/gallery]
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com