FIER – Disa persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme janë vetëdorëzuar në polici për shkak të amnistisë që fitojnë, ndërsa disa të tjerë janë vënë në pranga.

Nëpërmjet një konference për shtyp, drejtoria e qarkut Fier është shprehur se komisariatet e policise Fier dhe Lushnje në kuadër të operacionit të koduar “Kryqëzimi 2” kanë bërë të mundr ndalimin e 20 shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë, nga burime konfidenciale mësohet se një pjesë e tyre janë vetëdorëzuar pasi përmbushin kushtet për të përfituar amnistinë me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Shumica prej tyre janë të dënuar në mungesë.

Amnistia e 100-vejtorit hyri në fuqi dje, me 28 nëntor, ku u liruan 200 të burgosurit e parë nga të gjitha burgjet e Shqipërisë. Amnistia u propozua nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa u dekretua gjatë mbrëmjes së 27 nëntorit, nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)