FIER - Janë arrestuar mbrëmjen e djeshme (12 nëntor) nga forcat e Policisë së Fierit autorët e vrasjes së biznesmenit 46-vjeçar Naim Suli, të shtunën e 10 nëntorit.
Policia e Fierit në një konferencë për shtyp sqaroi mbrëmë se të arrestuarit janë babai dhe 2 djemtë e tij, përkatësisht Gëzim Sulo, 49 vjeç, Ervis Sulo 22 vjeç dhe Endri Sulo 20 vjeç, të 3 banues në qytetin e Fierit.
Sipas policisë arrestimet ishin kryer rreth orës 20:00, në kuadër të operacionit të koduar "Mekaniku", ndërsa policia ka sekuestruar dhe disa armë që të dyshuarit i mbanin me vete. Paraprakisht mendohet se janë dy të rinjtë Ervis dhe Endri Sulo ata që kanë kryer vrasjen ndërsa i ati i tyre Gëzim Sulo i ka ndihmuar të arratisen.

(Në foto: Endri Sulo)

(Në foto: Endri Sulo)
Ata akuzohen për veprën penale të "Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Policia e Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
VRASJA
Pronari i një pike karburanti në Patos, Naim Suli, u ekzekutua rreth orës 21:00 të 10 nëntorit, para derës së vilës së tij, e cila ndodhet në lagjen "Liri" të Fierit. 46-vjeçari u qëllua në momentin kur ka zbritur nga makina e tij me targë FR 7835 C.
Që në fillim policia tha se të dyshuar për krimin ishin 3 personat e arrestuar të cilët ishin pronarë të një servisi makinash që ndodhej ngjitur me vilën e vëllezërve Suli. Sipas të dhënave të korrespondentit të A1 Report, para derës së shtëpisë ishin gjetur disa gëzhoja automatiku dhe pistolete, të cilat lënë hijen e dyshimit se në atentat mund të kenë marrë pjesë më shumë se një person. Sipas policisë autorët ishin larguar me një automjet tip Volvo ngjyrë gri i cili është gjetur i braktisur pak minuta më vonë në Mbrostar të drejtim të autostradës Lushnjë- Fier. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 11 gëzhoja fishekësh të armës që ka qëlluar mbi trupin e viktimës.
POLICIA DINTE PER SHERRET
Vrasja e Naim Sulit mbrëmjen e së shtunës në Fier duket se ka lidhje me një ngjarje dhe konflikt të një viti më parë të ndodhur në Fier mes autorëve të dyshuar të vrasjes si dhe viktimës. Në vitin 2009 fqinji i vjetër i Naim Sulit shtetasi Gëzim Sulo investoi në hapjen e një pike servisi automjetesh dhe ngriti servisin në kufi të murit rrethues të vilës së Naim Sulit. Gjithçka ka ecur normalisht mes dy fqinjëve deri në nëntorin e vitit të kaluar kohë kur Naim Suli pasi ishte kthyer me makinën e tij për në shtëpi ka parë një furgon të parkuar përpara derës së shtëpisë. Furgoni i parkuar i përkiste një kompanie private dhe ndodhej për riparim te servisi. Naim Suli i ka kërkuar pronarëve të servisit që ta zhvendosnin furgonin pasi donte të fuste automjetin e vetë në shtëpi, por duket se në këtë moment mes tyre ka nisur një debat i cili ka përfunduar në grushte dhe me leva. Suli u plagos por u plagos edhe një nga antarët e familjes së Gëzim Sulos pas goditjeve me leva.
Pas shtrimit në spital të të dyja palëve konflikti është transferuar edhe aty. Mes Naim Sulit dhe të afërmve të Gëzim Sulos është zhvilluar një tjetër betejë në dyert e spitalit e cila për pak sa nuk përfundoi në vrasje dhe ka qenë policia private e spitalit e cila ka bërë ndarjen e tyre. Palët kanë bërë në prokurori denoncimet respektive dhe Naim Suli për disa kohë u shpall në kërkim nga policia për plagosje të rëndë me dashje dhe u procedua edhe një anëtar i familjes së Gëzim Sulos për të njëjtën akuzë. Një muaj më vonë dy vëllezërit e Naim Sulit kanë shkuar në shtëpinë e Sulejman Sulos për të sheshuar mosmarrëveshjet. Palët kanë rënë dakord ta mbyllnin konfliktin me aq dhe t'i vinin kapak kësaj çështje. Për një vit rresht të dyja familjet kanë bashkëjetuar pa patur konflikte e as debate. Madje dhe pasditen e së shtunës vetëm tre orë përpara se të ndodhte vrasja viktima Naim Suli sëbashku me një shok është ulur në lokalin pranë shtëpisë ndërsa në një tavolinë më tej qëndronin të ulur të dyshuarit si vrasës. Palët kanë qëndruar respektivisht në lokal për disa minuta dhe mes tyre nuk është zhvilluar asnjë debat.
(eç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com