FIER - Gjykata e Fierit dha masën e sigurisë "arrest me burg" për Gëzim Sulon i akuzuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Naim Suli mbrëmjen e 10 nëntorit. E njëjta masë u vendos edhe për dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo që akuzohen për bashkëpunim në vrasje.
Në seancën e paradites, babai i dy vëllezërve pranoi autorësinë e vrasjes dhe i përlotur nuk nguroi të shprehë pendesën e tij për kryerjen e këtij krimi. I pyetur nga trupi gjykues ai rrëfeu se vrasjen e ka kryer në kushtet e depresionit ndërsa viktima i kishte ofenduar familjen.
Duke marrë përsipër plotësisht autorësinë ai tha se djemtë e tij duhet të konsiderohen të pafajshëm.
Ndërkaq, Ervis dhe Endri Sulo thanë se nuk kanë lidhje me ngjarjen ndërsa në kohën kur ka ndodhur krimi kanë qenë në shkollë.
Sherri mes autorit të krimit Gëzim Sulo dhe viktimës Naim Suli kishte nisur prej disa kohësh për shkak të pretendimit se servisi në pronësi të biznesmeni Suli e shqetësonte familjen e Sulos. Zënkat e herë pas hershme mes viktimës dhe autorit të krimit degjeneruan në vrasje mbrëmjen e 10 nëntorit.
Naim Suli u ekzekutua para derës së vilës së tij në lagjen "Liri" të Fierit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com