FierNjë zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe shkurre, ndërsa zjarri i favoroizuar edhe nga era u përhap në disa zona përreth parkut.

Një helikopter po punon për izolimin e flakëve, ndërsa nuk raportohet të ketë rrezik për banesat aty pranë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas zjarrit shkoi zonë dhe në një prononcim për mediat tha se annjë monument i parkut nuk është dëmtuar. Ndërkohë Gonxhja tha se policia ka nisur hetimet, pasi dyshohet se zjarri është vënë nga dora e njeriut.

lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:52
Flakët pranë parkut të Apolonisë, Gonxhja: Zjarri i shkaktuar nga njeriu, policia po heton

 

Pas zjarrit pranë parkut të Apolonisë ministri Blendi Gonxhja në një prononcim për mediat tha se zjarri mund të jetë i vendosur nga njeriu dhe jo i shkaktuar nga temperaturat.

“Aksioni për fikjen e zjarrit po vijon. Kemi forca të shtuara nga toka dhe ajri. Me temperarua kaq të ulëta nuk mund të kemi një zjarr të tillë. Shkak është gabimi njerëzor, policia po heton. Nuk është dëmtuar asnjë monument brenda parkut”, tha Gonxhja.

Ora 18:11
Zjarr në fshatin Jorgucat të Gjirokastrës, flakët u përhapën pas rënies së rrufesë në majë të malit

 

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Jorgucat të Bashkisë Dropull të Gjirokastrës.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët nisën pas rënies së një rrufeje në majën e malit dhe u përhapën me shpejtësi.

Menjëherë në terren u angazhuan zjarrfikësit, të cilët po luftojnë me flakët, që po favorizohen edhe nga era e fortë.

Ora 17:16
Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Delisuf të Vlorës, flakët djegin sipërfaqe të mëdha me pemëtari dhe një stallë bagëtish

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe fshatin Delisuf, në Njësinë Administrative Novoselë, në Vlorë.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët, të favorizuara edhe nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në zonë, ndërsa zjarrfikësit vijojnë përpjekjet për shuarjen e tyre.

Nga zjarri janë përfshirë kryesisht sipërfaqe me pemëtari, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një stallë bagëtish.

Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur bagëti brenda, por balla bari për bagetinë.

Pamjet tregojnë sipërfaqe të mëdha të djegura, ndërkohë në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po punojnë krah zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.