Pas zjarrit pranë parkut të Apolonisë ministri Blendi Gonxhja në një prononcim për mediat tha se zjarri mund të jetë i vendosur nga njeriu dhe jo i shkaktuar nga temperaturat.
“Aksioni për fikjen e zjarrit po vijon. Kemi forca të shtuara nga toka dhe ajri. Me temperarua kaq të ulëta nuk mund të kemi një zjarr të tillë. Shkak është gabimi njerëzor, policia po heton. Nuk është dëmtuar asnjë monument brenda parkut”, tha Gonxhja.
Lajmi kryesor:
Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve
LAJMET MË TË VLERËSUARA






