Një zjarr ka nisur ditën e sotme në fshatin Margellic në një zonë malore, me bimësi të dendur.

Mësohet se shërbimet e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po punojnë për të vendosur nën kontroll zjarrin. Sipas asaj që bëjnë të ditur burime nga zjarrfikësit, zjarri është duke djegur një zonë e cila është e mbjellë me ullinj.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshmen, ndërkohë që është duke u punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com