Fier, zjarri në depozitën e naftës
në Marinzë, banorët: Po hamë gaz

FIER - Një depozite nafte bruto mësohet se ka marrë flakë në ambientet e punës së “Bankers Petroleum” në Marinzë të Fierit. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë, por A1 Report ka mundur të sigurojë një foto nga ky incident. Një ngjarje të tillë e pohojnë edhe banorët të cilët shprehen se u është rrezikuar jeta. 

”Në 12 pa cërek e natës mori flakë atje para shtëpisë sime ku unë rri. U tromaksën kalamajt, tërr natën e natës , ku ti cojë.”- tha njeri prej banorëve të fshatit Marinzë.

Rreth 2500 banorë të fshatit Marinzë ende janë të rrezikuar nga ndotja dhe asgjë nuk po bëhet për të përmirësuar gjendjen. Vetë banorët pohojnë se ndotja dallohet qartë sapo mbërrin në këtë zonë. Në analizat që ata kanë kryer rezulton se të gjithë janë identifikuar me karbon në gjak. 

“Kur dalë nga shtëpia, se rri i mbyllur në shtëpi, kur dal ha një kujtal gaz.”- thotë një banor.
 
“Unë kam nusen shtatëzan në shtëpi . Zuri nusja më të qarë në shtëpi. Vjet jam djegur me problemet e abortimit të fëmijës dhe kjo gjë nuk është vetëm për nusen time. Këtu ka shumë raste të cilat njërëzit nuk i thotë- Deklaron vjehra e një nuseje.”- trtegon nje banor tjetër.
 
“Ju lutemi shumë, po vdesin rrugëve, na coni në një shtëpi të rrimë.”- Apelon një banor tjetër.

Ndërkohë deputetë të PD kanë vizituar banorët e fshatit Marinzë dhe u kanë premtuar atyre mbështetje dhe solidarizim. Deputeti Bedri Mihaj dhe kreu i PD Luan Baçi e cilësuan këtë ngjarje si një katastrofë të shkaktuar nga aferat qeveritare. 

marinez

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq