Një person është konfliktuar me dy shtetase venezueliane pasditen e së shtunës në Fier.

Pas zënkës, ai ka përplasur derën në fytyrë njërës prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ Konferenca e Pezës”. Paraprakisht mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Por venezuelianet kanë kërkuar ndihmën e policisë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të rastit.