Fieraku zhduket sapo kthehet nga Greqia, familjarët: E mori rrjedha e lumit, i pamë vetëm kokën

Një person është zhdukur në Fier, që prej datës 21 mars, pas ardhjes së tij nga Greqia. Report Tv mësoi se ka humbur shtetasi Nazmi Goxhaj, ndërsa familjarët e tij besojnë se atë e ka marrë rrjedha e lumit Seman. Djali i të humburit, Ergysi, ka bërë apel për ndihmë për të gjetur trupin e tij, teksa shton se mëngjesin e 22 marsit ai ka parë një person që kërkonte ndihmë, teksa e ka marrë rrjedha e lumit.


Vendi ku mendohet se është zhdukur Nazmi Goxhaj

Ai tha se është njoftuar policia dhe vijojnë kërkimet, por nuk është gjetur ende trupi i këtij shtetasi. Familjarët e të zhdukurit i bëjnë thirrje qeverisë dhe ministrit të Brendshëm për ndihmë, pasi kërkojnë të gjejnë trupin e tij.

“Vetëm kokën i kam parë, kërkonte ndihmë në orën 06:30 të mëngjesit, datë 22 mars. Ne besojmë se ishte ai, po kërkojmë, jemi vetëm, na ndihmoni. Dua vetëm trupin e babait tim, asgjë tjetër. Ai nuk ka ngacmuar askënd. Unë për të jap jetën time, nuk hidhej ai nga ura të vriste veten, se ishte mirë, me shtëpi, me toka në Greqi. Unë isha në Holandë me punë, vëllai i vogël punon në spital në Greqi”, tha djali i personit të zhdukur.


Banorët pranë vendit të ngjarjes kërkojnë ndihmë për gjetjen e trupit

Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasi M.G, ka dhënë kallëzim se babai i tij, shtetasi N.G, 54 vjeç, ka humbur kontaktet me familjarët. Nga hetimet e kryera dhe nga deklarimet e mara nga qytetarët, dyshohet se shtetasi N.G është parë në lumin pranë fshatit Daullas nga 2 qytetarë të cilët kanë dashur t'i japin ndihmë por ai s'ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar.

Eshtë bërë kërkimi i tij nga ana e policisë në të gjithë gjatësinë e lumit me varka dhe me Polumbarët e Repartit Renea. Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e këtij shtetasi dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:51
VIDEO/ I vetëm dhe i tensionuar, ku u pa për herë të fundit i zhdukuri në Fier

Shtetasi Nazmi Goxhaj rezulton i zhdukur që prej datës 21 mars, pas ardhjes së tij nga Greqia. Familjarët e tij besojnë se atë e ka marrë rrjedha e lumit Seman.

Ndërkohë, Report Tv ka siguruar një video, ku personi i humbur shihet për herë të fundit. Ai duket i ulur në një stol në një stacion autobusi, i vetëm dhe i tensionuar. Pas kësaj ai nuk është parë më prej 9 ditësh.


VIDEO/Pamjet nga kamera të sigurisë në Fier, i zhdukuri Nazmi Goxhaj ditën kur mbërriti nga Greqia

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave