Fieri e Vlora pa tregje, gjelat e detit shiten në akset nacionale! Fermerët: Vështirësi për t’i rritur, u shtrenjtua misri

Përgjatë rrugës dytësore të autostradës Levan –Tepelenë gjen tufa të mëdha me gjela deti. Fermerë të shumtë të zonës së Cakranit qëndrojnë në rrugë me shpresën se udhëtarët do të ndalojnë për të blerë ‘simbolin’ e tryezës festive.

Fermeri Xhevair Avdiaj mbarështon 300 gjela dhe pula dhe në prag të festive po i shet me 7-8 mijë lekë për kg. Po kështu dhe fermeri Xhevat Llanaj bashkë me bashkëshorten shpreson të shesë gjithë tufën deri më 31 dhjetor.

“Nuk kemi çfarë bëjmë dhe pensionin e kemi të ulët prandaj rrisim dhe këta gjela. Qeveria të interesohet për fermerin për të mos futur pula nga greku dhe çmimi te ne bie. Unë kam 120 krerë dhe i kam akoma pa shitur, çmimi ka rënë. Unë kam dy javë që po rri këtu dhe presim ndonjë makinë që të qëndrojë për të na blerë ndonjë gjel dhe kam shitur 7- 8 krerë me një çmim me 8 mijë lekë peshë e gjallë”, thotë ai.

Edhe fermeri Gezim Seitaj flet me shqetësim për çmimin e ulët të tregtisë së gjelave.

“Vitin e parë kam patur pak gjela, por më pas e rrita numrin e  tyre se punë tjetër nuk bëje dot. Çmimin e shitjes e kam me 8 mijë, se dhe treg nuk ka nuk po tërhiqet. Unë kam ardhur herët ne mëngjes për t’i shitur, sot kam shitur pesë kokë, nuk qëndrojnë makinat. Për të rritur këto kane shpenzime dhe unë kam harxhuar  një milion lekë misër pasi kam treqind krerë dhe i kam të gjitha bio”, shprehet Seitaj.

E njëjta panoramë është në rrugën nacionale Vlorë-Selenicë ku me dhjetëra fermerë i sheh me tufat e gjelave në pritje të blerësve. Këtu gjelat e pulat e detit shitet me 1000 deri në 1200 lekë (te reja) për kg.

Fermerëve u duhet 1 vit punë për të rritur shpendët, që më pas i shesin me mjaft mundim, duke siguruar të ardhura për familjet e tyre. Gjelat e detit janë bio sepse rriten në natyrë dhe ushqehen me drithëra.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roneo: 15/12/2024 14:05

    Une e bleva timin, do e rise dhe do e therr me 30 dhjetor, poshte pallatit

    Përgjigju
  • Gjergj: 15/12/2024 12:19

    I kam BIO, thotè fshatari, ndaj 10 mijè lekè tè vjetra pèr kg. Njè bujqèsi e harruar nga "shteti", qè prodhon dhe shet si nè kohèn e mesjetès,,,fermerè qè abuzojnè jo vetèm me titujt qè iu japèn prodhimeve tè tyre (prodhimi BIO ka standarte qè duhen respektuar gjatè rritjes sè gjelit dhe jo torturat shtazarake tè futjes sè topave tè ushqimit nèpermjet tubave qè iu futen nè grykè kètyre shpendève tè gjorè),,,,abuzimi me çmimet e pajustifikuara fare, qè vènè,,,e bèjnè bujqèsinè shqiptare, njè pacient qè kèrkon shèrim. Europa, furnizohet me pula e gjela deti, nga Hungaria e Polonia (rreth 60% e numurit tè shitjeve). Shpendèt, shiten tè ngrira me njè çmim qè lèviz nga 4-7 euro kilogrami. Tè freskèta, direkt pas therjes,,,paguhet 1 euro mè tepèr. Fermeri shqiptar, qè shet buzè rruge, nè kushte higjenike inegzistente,,,,kèrkon 10 euro pèr kilogramè (plus therja qè duhet ta bèsh vetè). Kètu,,dikush ka keqkuptuar diçka dhe ia fut si kau pelès. Pa strategji pèr bujqèsinè, pa institucione kontrolli, pa krijim kushtesh pèr garantimin e njè minimumi kushtesh pèr therje dhe magazinim nè dhoma frigoriferike,,,ky treg Kandahari,,nuk do egzistojè dot mè,,,dhe tè them tè drejtèn,,,nuk ka pse egziston. Tregu europian, nuk tè lè vènd mè, pèr prodhime tè kohès sè mesjetès.!!!

    Përgjigju
  • Qytetari: 15/12/2024 10:18

    Akoma me mendjen do ham do fryhemi me kaposh deti po kujt po i rruhet Nock Roçku per te fryr e per te vajt ne hale pas 5 ditesh kaps o kellira,lerjani aty ti hane e te fryhen vet dhjaret ,gezojeni vitin e rri me te dashurit tuaj me ato qe keni mundesi te keni ne tavolinat tuaja dhe abandonojeni kete refren te shemtuar u ngrit misri u ngrit muti,te gjithe neper pulari i marrin nje muaj para se tjua fusin me 10 mij lek kg.

    Përgjigju
  • Fshati: 15/12/2024 09:31

    qeveria duhet te mare masa qe gjeli i detit te je te paktren nja 50 euro per kilogram, dhe ndoshta ngopemi per kete vit.

    Përgjigju
  • Rei Maku: 15/12/2024 09:11

    Ore a jan normal kta fshatarēt nga trut ? Ktu nē Gjermani njē gjel deti 6 kg kushton 60 Euro i gatshēm pēr tu pjekur. Kurse ata thon pesh e gjall 10 mij lek kilja. Po kush ka fuqi ta blej me ktē lloi çmimi.

    Përgjigju
    • Ttt: 15/12/2024 14:57

      Nese eshte bio ky i fshatareve rritur me ullinj nuk ka krahasim me gjelim e detit gjerman pa shije. Produktet e fshatareve jane shume te shijshme, duhet ti mbeshtese dhe suportoje shteti. Ndryshe do ti shesin te gjitha dhe te vijne ne qytet.pastaj kecin,shelegun,pulen,vezen,mishin,qumeshtin i marrim nga serbi dhe nga greku.

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ United dërgon 'në ferr' Man. Cityn, i përmbys 1-2 në derbin e Manchesterit! Dy gola në fund

VIDEO/ United dërgon 'në ferr' Man. Cityn, i përmbys 1-2 në derbin e Manchesterit! Dy gola në fund