Mos funksionimi i ndriçimit publik lë në errësirë të plotë rrugët e qytetit të Fierit. Sipas ndërmarrjes komunale e cila ka në administrim ndriçimin e rrugëve të qytetit, kjo situatë vjen për shkak të borxheve ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë CEZ. Drejtori Edmond Leka thotë se bllokimi i financimeve nga qeveria ka ndikuar negativisht duke duke bërë të pamundur shlyerjen e detyrimeve.

Ndërmarrja komunale e qytetit nuk është e vetmja që figuron debitore ndaj kompanisë CEZ pasi edhe institucione të tjera në varësi të Bashkisë së Fierit kanë të njëjtin problem.
(ad.ti/shqiptarja.com)