Fierza nuk do prodhojë vetëm energji, tani liqeni më i madh artificial do përdoret edhe për peshkim

Fierza nuk do prodhojë vetëm energji, tani liqeni më i madh artificial do përdoret edhe për peshkim

TIRANË- Liqeni i Fierzës në kaskadën e Drinit është shpallur hapësirë ujore me interes për peshkimin, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi. Me një vendim qeverie të bërë publik dy ditë më parë,nënvizohet se organizata e menaxhimit të peshkimit, brenda 12 muajve, nga data e shpalljes së kësaj zone, përgatit planin e bashkëmenaxhimit për liqenin e Fierzës, i cili miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për peshkimin.

Për zbatimin e këtij vendimi qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Bujqëisë dhe KESH

Vendimi i qeverisë

Kryeministri Edi Rama
Vendim për shpalljen e liqenit të fierzës si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 54, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

Vendosi 

1. Shpalljen e liqenit të Fierzës, hapësirë ujore me interes për peshkimin, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi.

2. Organizata e menaxhimit të peshkimit, brenda 12 muajve, nga data e shpalljes së kësaj zone, përgatit planin e bashkëmenaxhimit për liqenin e Fierzës, i cili miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për peshkimin.

3. Veprimtaritë dhe investimet që do të kryhen në zonën bashkëmenaxhuese të liqenit të Fierzës duhet të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe për zonat e mbrojtura si dhe të mbahet në konsideratë qëllimi parësor i prodhimit të energjisë elektrike. Kontrata për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit, që do të lidhet me Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit, dhe plani i bashkëmenaxhimit të peshkimit për këtë zonë do të marrin pëlqimin paraprak nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), sh.a.

4. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 13/09/2019 19:48

    Ore fundrrina ushqime ka sot neper supermarkete sa te dhi teni. Lëreni Florën dhe Faunën e liqenit të virgjër! Larg duart nga Fierza o funderrina!

    Përgjigju
    • Vucicdoli: 13/09/2019 20:37

      O kaqol nuk as Flore as faun por esht liqen artificial, i krijuar ne kohen e dulles

  • H. Osmanaj: 13/09/2019 16:05

    Nuk e di çfar permban ky VKM per çfrytezimin e Liqenit te Fierzes per peshkim...por duket qe eshte nje perpjekje pozitive ndonese shume e vonuar....Baseni i ketij liqeni artificial eshte me i madhi ne shkalle vendi...Qe me krijimin e tij nga diga e h/centralit te Fierzes ne vitet 80 , krahas çfrytezimit te rezervave hidrike per prodhimin e energjise elektrike, ka qene nje pune e mirorganizuar edhe per peshkimin ne ket basen te vlersuar si nje pasuri e rralle kombetare...Per ket qellim u ngrit Ndermarrja e Peshkimit ne Kukes me kuadrot, specialistet dhe punonjesit e tjere e paisur edhe me logjistiken perkatese...si dhe rezervati i rritjes se rasateve te peshkut ku çdo vit prodhoheshin sasite e mjaftueshme per shtimin e llojeve te peshkut ne ujerat e liqenit. Po keshtu edhe ne Tropoje u ngrit sektori i peshkimit ne vartesi te kesaj ndermarrje, qe bente te mundur çfrytezimin efikas te kapaciteteve te populluara me peshk nga diga e Fierzes dhe deri ne Kukes ne te gjithe basenin e tij. Si çdo sektor tjeter mbas viteve 90 u shkaterrua edhe sektori i peshkimit ne ketu...duke ja lene anarshise dhe shkaterrimit çdo gje, Gjuetia pa asnje kriter dhe sidomos perdorimi i mjeteve te demtimit masiv ka shkatuar nje katastrofe te vertete te habitatit ne ujerat e liqenit.. Shpersoj dhe uroj me gjithe zemer qe me ne fund qeveria do e marri seriozisht drejtimin dhe organizimin per çfrytezimin e ketij aseti kombetar edhe per peshkim!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat