Presidenti i FIFA-s, Blater ka mbrojtur vendimin për dënimin e sulmuesit të ekipit të Uruguait, Luis Suarez pas kafshimit të mbrojtësit të ekipit kombëtar të futbollit të Italisë, Kielini. “Dënimi për Suarez është marrë nga 7 gjyqtarë, të cilët kanë kishin parasysh edhe të shkuarën e lojtarit.

Ajo që bëri Suarez nuk ishte e drejtë dhe vendimi ishte i merituar. Nuk mund të them nëse është dënim i rëndë apo i lehtë. Komisioni që ka marrë këtë vendim është i pavarur” deklaroi ai. Suarez u dënua me 9 ndeshje pezullim në kombëtare dhe 4 muaj nga cdo aktivitet futbollistik.

Më pas numri 1 i  futbollit botëror foli edhe për organizimin e kampionatit duke e cilësuar si spektakolar. “Unë e kam shprehur edhe më parë mirënjohjen për popullin brazilian për mënyrën sesi e kanë pritur Kupën e Botës. Ndeshjet e fundit kanë qenë shumë të fortë dhe ky është një futboll i jashtëzakonshëm. Jam i sigurt se me të njëjtin shpirt që nisën turneun të gjitha skuadrat do të luajnë një futboll sulmues dhe pavarësisht renditjes së FIFA.

Populli në Brazil tashmë është i përfshirë në lojë dhe jo në protestat në rrugë. Teknologjia e aplikuar në këtë Kupë Bote nevojitet edhe në kompeticionet e tjera apo në kampionate të ndryshme. I vjen në ndihmë gjyqtarit por informon edhe publikun” deklaroi ai.

d.b/shqiptarja.com