FIFA e dënon për borxhet,
Tirana mbetet pa merkato në jana

FIFA e dënon për borxhet,<br />Tirana mbetet pa merkato në jana
Problemet tek Tirana nuk kanë fund. Klubi ka njoftuar se do të mbetet pa merkato në janar pasi një vendim zyrtar i FIFA-s i pengon që të regjistrojë futbollistë të rinj në këtë periudhë transferimesh për shkak të borxheve të prapambetura.
 
Në këtë mënyrë edhe akordi i arritur me Elis Bakajn deri në fund të sezonit nuk është i vlefshëm dhe është anuluar për shkak të pamundësisë së regjistrimit të lojtarit.
Klubi do të sqarojë se dënimi i dhënë nga FIFA vlen vetëm për në merkaton e janarit dhe në verë skuadra mund të afrojë futbollistë të rinj.
 
Në njoftimin për mediat thuhet edhe se klubi do marrë masat për likuidimin e borxheve të së shkuarës. Edhe Bashkia premtoj se do ndihmojë KF Tiranën në likuidimin e borxheve.
 
Ndërsa dje në kompleksin stërvitor pati tension mes futbollistëve dhe tifozëve pasi këta të fundit nuk janë dakord që Partizani të luajë në “Selman Stërmasi” dhe bllokuan stërvitjen.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos