FIFA gjobit Vllazninë me 80 mijë euro

FIFA gjobit Vllazninë me 80 mijë euro

Vllaznia

E afroi në merkaton e verës falas, por Eslit Sala duket se do i kushtojë shtrenjtë Vllaznisë. Valleta në Maltë, ish-skuadra e mbrojtësit ka paditur në FIFA shkodranët, teksa organizmi botëror i futbolli i ka dhënë të drejtë Valletas, me Vllazninë që do detyrohet të paguajë 80 mijë euro për mbrojtësin.

Gjithçka lidhet me taksën e formimit, ndërsa nga ana e tyre maltezët pretenduan se kishin të drejtën e një shume për lojtarin. FIFA i ka dhënë të drejtë ishullorëve, ndërsa te Vllaznia nuk kanë ndenjur duarkryq duke e dërguar çështjen në CAS e Lozanës.

Shkodranët kanë një argument të fortë për të hequr "gjobën" 80 mijë euroshe, duke treguar se lojtari kishte mbushur 23 vjeç kur hodhi firmën te Vllaznia. I datëlindjes 9 maj 2000, Sala debutoi me Vllazninë në Conference League si edhe në fitoren e javës së parë të Superligës kundër Kukësit (3-1).

Kujtojmë se Sala është produkt i futbollit shkodran dhe ka qenë pjesë e moshave të Akademisë AAS nga 2016-2019.

Eslit Sala

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat