Nga dita në ditë zgjerohet skandali i korrupsionit ka përfshirë institucionin më të rëndësishëm të futbollit botëror, FIFA-n.
Gazeta gjermane “SZ” shkruan se FIFA i kishte kërkuar 40 milionë euro Gjermanisë në vitin 2003 për organizimin e Kampionatit Botëror të 2006.
33 milionë euro u kërkuan për instalimin e teknikës informative (IT), dhe 7 milionë të tjera si shumë bamirësie për Afrikën e Jugut.
Pas shumë debateve në zyrën e kancelarit Shrëder, Franc Bekenbauer pranoi të paguante vetëm 20 milionë euro për shërbimet e ITsë, ndërsa bamirësia për Afrikën e Jugut u refuzua.
Por përsëri nga diferenca e pagesës së grantit të FIFAs del se mungonin 7 milionë euro. Në fakt, FIFA kishte 177 milionë euro për t’i derdhur grantin Komitetit Organizativ, në fakt erdhën 170 milionë.
Afera e përgjithshme qëndron tek shuma 6.7 milionë euro që iu kthyen ish-bosit të “Adidas”it, LuisDraifus, të cilit Bekenbauer ia mori borxh. Afrika e Jugut pati konfirmuar që nuk ka ndihma bamirësie nga Gjermania në llogari të tyre.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com