Pas marrëveshjes së paqes midis Izraelit dhe Hamasit për Gazën, të nënshkruar të hënën në Sharm el-Sheikh, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, premtoi mbështetjen e organit qeverisës të futbollit botëror për të rindërtuar infrastrukturën e futbollit në Gaza, si pjesë e përpjekjeve për rindërtim pas luftës.

"Është shumë e rëndësishme që FIFA të jetë këtu për të mbështetur, ndihmuar, asistuar dhe siguruar që ky proces paqeje të realizohet", tha Infantino pasi nënshkroi një dokument që përshkruan planet për stabilitetin dhe rindërtimin rajonal, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Reuters.

Qëllimi është rindërtimi i objekteve të shkatërruara dhe krijimi i një fondi për të financuar fusha të reja dhe programe rinore.

"Roli i futbollit duhet të jetë mbështetja, bashkimi dhe dhënia e e shpresës", vazhdoi Infantino. "Ne do të ndihmojmë në rindërtimin e të gjitha objekteve të futbollit në Gaza, do të ringjallim futbollin së bashku me Federatën Palestineze të Futbollit (PFA) dhe do do të krijojmë mundësi për fëmijët përmes lojës."

Në përfundim, Presidenti i FIFA-s njoftoi gjithashtu se organizata do të kontribuojë me mini-fusha dhe “FIFA Arena” si dhe do të ftojë partnerë të tjerë të bashkohen me iniciativën, duke theksuar se “futbolli u sjell shpresë fëmijëve dhe kjo është diçka jashtëzakonisht e rëndësishme”.