FIFA kthen te Shqipëria futbollistin
që iku te kombëtarja e Kosovës

FIFA kthen te Shqipëria futbollistin<br />që iku te kombëtarja e Kosovës
Organizimi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, ka kthyer te kombëtarja e Shqipërisë një prej futbollistëve që u largua nga kjo kombëtare për te ajo e Kosovës pak muaj më parë. 

Fjala është për sulmuesin Loret Sadikun, mbrojtësin e kërkuar me ngulm nga Albert Bunjaki për të zgjidhur telashet e prapavijës së tij që ka pësuar një mori golash në ndeshjet e Botërorit 2016. Futbollisti 25 vjeçar kishte aplikuar prej kohësh në FIFA për të mundësuar ndërrimin e Federatës, por sipas “Koha Ditore”, përgjigja që ka marrë ka qenë negative.

FIFA i ka argumentuar atij se ka bërë më parë një kërkesë për të ndryshuar nga Suedia, për të cilën kishte luajtur më parë, te Shqipëria dhe tashmë nuk do t’i mundësohej një ndryshim i dytë. Kësisoj, Sadikut i mbetet si opsion vetëm të luajë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Mbetet për t'u parë nëse ai do të jetë sërish i mirëpritur në kombëtaren kuqezi, pavarësisht se ekipi i De Biasit ka ditur të jetë miqësor edhe me futbollistët "rebelë". 

Historia e Sadikut është paksa e çuditshme. Pasi u pajis me pasaportën shqiptare, në mënyrë të papritur ai refuzoi ftesat e trajnerit De Biazi dhe iu bashkua Kosovës, edhe pse kuqezinjtë i jepnin mundësinë të luante për një vend mes titullarëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid