FIFA me dorë 'të hekurt', pezullon Kongon dhe Pakistanin nga të gjitha garat

FIFA me dorë 'të hekurt', pezullon Kongon dhe Pakistanin nga të gjitha garat

FIFA

FIFA ka njoftuar se për shkak të rrethanave serioze ka pezulluar nga çdo aktivitet klubet dhe kombëtaret e Kongos dhe Pakistanit. Të dyja Federatat janë njoftuar për këtë vendim dhe nuk do jenë më pjesë e garave të FIFA-s deri në një vendim të dytë.

Federata e Kongos

FECOFOOT është pezulluar me efekt të menjëhershëm për shkak të një situate veçanërisht serioze të ndërhyrjes së padrejtë nga palët e treta në punët e organizatës, e cila përbën një shkelje të qartë të detyrimeve të FECOFOOT në përputhje me Statutet e FIFA-s.

Vendimi u mor në konsultim me CAF (Konfederata Afrikane) pasi dy misione të FIFA/CAF u dërguan në Brazzaville.

Heqja e pezullimit do të jetë subjekt i kushteve të mëposhtme:

·         Rikthimi i kontrollit të plotë të selisë së FECOFOOT, Qendrës Teknike Ignié dhe objekteve të tjera të shoqatës në FECOFOOT;

·         Heqja dorë nga çdo përpjekje për të ndryshuar nënshkruesit e llogarive bankare FECOFOOT dhe/ose kthimi i kontrollit të plotë tek nënshkruesit e njohur nga FIFA dhe CAF;

·         Deklarimin e pavlefshëm ose anulimin e çdo vendimi, ligjor ose tjetër, duke autorizuar komitetin ad hoc të ushtrojë ndonjë kontroll ose të ketë ndonjë autoritet mbi FECOFOOT; dhe

·         Sigurimi i bashkëpunimit të plotë për të lejuar FECOFOOT të menaxhojë punët e tij pa ndikim të panevojshëm nga palët e treta.

Federata e Pakistanit

PFF është pezulluar me efekt të menjëhershëm për shkak të dështimit të saj për të miratuar një rishikim të Kushtetutës së PFF që do të siguronte zgjedhje vërtet të ndershme dhe demokratike dhe në këtë mënyrë do të përmbushte detyrimet e saj siç mandatohen nga FIFA si pjesë e procesit të vazhdueshëm të normalizimit të PFF.

Pezullimi do të hiqet vetëm me kusht që Kongresi i PFF të miratojë versionin e Kushtetutës së PFF të paraqitur nga FIFA.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Vlerë kishte rezultati', Kristjan Asllani: Shehu më ngjan në fushë, shumë teknik

'Vlerë kishte rezultati', Kristjan Asllani: Shehu më ngjan në fushë, shumë teknik