FIFA nis hetimin ndaj
Juventusit dhe Mino Raiola

FIFA nis hetimin ndaj<br />Juventusit dhe Mino Raiola
Transferimi i Pogba tek Man.United, nis hetimi për Juventusin. Një procedim disiplinor është hapur nga ana e Fifa-s në drejtim të Juventusit dhe menaxharit të futbollistëve Mino Raiola, për transferimin e Paul Pogba tek Manchester United, në verën e kaluar.

Raiola është përfshirë në hetim pasi mesfushori francez është nën kujdesin e tij. Burime brënda organit më të lartë të futbollit, e kanë konfirmuar lajmin, por duke mos dhënë shumë detaje dhe theksuar se hetimi është vetëm ndaj Juventusit dhe Raiola-s.

“Djajtë e Kuq” nuk janë të përfshirë në këtë çështje. Në Maj, Fifa i ka kërkuar kampionëve të italisë, të depozitojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për çështjen e transferimit të Pogba në angli.

Palët janë vendosur nën hetim pas dyshimeve të ngritura se është shkelur ligji i të drejtave ekonomike në drejtim të palëve të treta. Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit bardhezi nuk kanë qëndruar duarkryq, por po përgatisin të gjithë argumentet ligjore të nevojshme për ti dhënë fund sa më shpejt çështjes.

Në rast se Juventusi në fund të hetimit shpallen fajtorë, ata rrezikojnë si masë ndëshkimore gjobë ose pezullim të merkatos për verën e ardhshme.

Dani Alves gjen akordin me City-n
Dani Alves dhe Pep Guardiola do të ribashkohen sërish. Pas periudhës 2008-2012, kur ishin të dy te Barça, mbrojtësi brazilian ka vendosur t'i bashkohet trajnerit, te Manchester City.

Dani Alves ka gjetur akordin me "qytetarët", për një kontratë dy vjeçare, me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërsa transferimi pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Largimi i brazilianit nga Juventusi, vetëm pas një sezoni, ishte disi i papritur.

Dani Alves, vetëm javën e kaluar deklaroi se dëshiron të luajë në Angli, ndërsa hapi debat duke këshilluar edhe Dybala-n, të largohet nga bardhezinjtë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot