Një minutë heshtje do të mbahet në çdo ndeshje që do të zhvillohet gjatë kësaj fundjave në shenjë nderimi për futbollistët dhe stafin e skuadrës së Chapecoense.

Ky është vendimi i Fifa që gjithashtu u ka kërkuar lojtarëve që të mbajnë një rrip të zi në krah, për të nderuar kujtimin e lojtarëve dhe stafit të cilët humbën jetën në një aksident ajror.

Gjithashtu një minutë heshteje do të mbahet edhe në ndeshjet e Champions League dhe Europa League gjatë javës së ardhshme.

Skuadra e Chapecoense ishte nisur drejt Kolumbisë për të luajtur finalen e Copa Sudamericana, ndeshje kjo që ishte edhe më e rëndësishmja  në historinë e skuadrës.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com