FIFA paralajmëron SHBA: Lejo
myslimanët ose harroje Botërorin

FIFA paralajmëron SHBA: Lejo<br />myslimanët ose harroje Botërorin
Së fundmi kundër vendimit të Donald Trump për të mos lejuar futjen në SHBA të myslimanëve nga 6 vende ka dalë edhe Presidenti i FIFA-s,Infantino.
 
Ai ka deklaruar se SHBA-së mund t’i kushtojë ky vendim organizimin e botërorit të futbollit 2026.
 
Infantino u shpreh se nuk do ta pranojmë kandidaturën e SHBA nëse nuk do ta anulojë vendimin që bllokon futjen në Shtetet e Bashkuara për qytetarët e vendeve me popullsi islamike.
 
Cilado skuadër që kualifikohet për në Kupën e Botës ka të drejtë të dërgojë në vendin organizator mbështetës dhe funksionarë, por edhe tifozët, në të kundërtën nuk do ta fitojnë organizimin e kampionatit botëror”, tha Infantino.
 
Sipas dekretit të Trump bllokohet hyrja në SHBA për shtetasit e 6 vendeve myslimane Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.   

dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin