FIFA sqarim zyrtar:Ja kush
mund të luajë me Kosovën

FIFA sqarim zyrtar:Ja kush<br />mund të luajë me Kosovën
Çdo futbollist me origjinë kosovare që ka luajtur qoftë edhe një ndeshje me përfaqësuesen ku aktivizohej pas 13 majit nuk do të ketë mundësi që të luajë me përfaqësuesen e Kosovës.
 
FIFA, organizmi më i lartë i futbollit në botë ka publikuar në faqen e saj një lajm sqarues për situatën e futbollistëve me origjinë kosovare që kanë luajtur për kombëtare të tjera dhe tani duan të zgjedhin atë të Kosovës.

FIFA sqaron se janë marrë në shqyrtim kërkesat e FFK-së për lejimin e ndryshimit të ekipit kombëtar dhe më pas ka dalë në një vendim.” Të gjitha ata futbollistë me origjinë kosovare që me kombëtaret ku aktivizohen kanë luajtur një ndeshje pas datës 13 maj që është edhe data kur Kosova u bë anëtare me të drejta të plota në FIFA nuk mund të luajmë me përfaqësuesen e Kosovës.
 
Ndërsa ata futbollistë që pas datës 13 maj nuk kanë luajtur me skuadrat ku aktivizoheshin më parë janë të lirë të zgjedhin Kosovën”.

Në këtë mënyrë të gjitha ata futbollistë me origjinë kosovare që luajtën në "Euro 2016" me Shqipërinë apo Zvicrën nuk kanë mundësi të luajnë me Kosovën.
 
Pas disa largimeve tek Kosova tashmë edhe Shqipëria mund të rrijë e qetë por edhe yjet kosovarë të Zvicrës si Granit Xhaka, Shaqiri, Behrami dhe Tarashaj edhe sikur të donin nuk mund të luajnë dot për Kosovën pasi FIFA nuk e lejon.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron