FIFA, Van Basten: Jo më pozicione
jashtë loje dhe kartona në futboll

FIFA, Van Basten: Jo më pozicione<br />jashtë loje dhe kartona në futboll
Drejtori teknik i FIFA, Marco Van Basten, ka deklaruar se ndryshime shumë të mëdha në rregullat e futbollit mund të aplikohen shumë shpejt.

Ish futbollisti ka disa mendime që pa frikë mund të konsiderohen si të “çmendura” nga shumë adhurues të futbollit.  Van Basten ka deklaruar se së shpejti kartonët dhe pozicionet jashtë loje mund të hiqen nga rregullorja e futbollit.

Ndërkohë për ish futbollistin e Ajaxit, në futboll duhet të aplikohet rregulla të reja për goditjen e penalltive, duke u lënë kohë vetëm 8 sekonda lojtarëve për të shënuar, por gjithashtu edhe largësia e gjuajtjes së penalltisë duhet të rritet në 25 metra.

Gjithashtu holandezi shprehet se edhe ndryshim duhet të ketë edhe rregulli i kartonit të verdhë, ku lojtari nuk duhet të dënohet më me një të tillë, por pas shkaktimit të faullit të qëndrojë disa minuta jashtë fushe dhe pas shkaktimit të 5 faulleve të largohet nga fusha e gjelbër.

Një rregull tjetër i cili do të bëjë të lumtur shumë skuadra nëse aplikohet është edhe ai i zëvendësimeve, të cilat mund të kryhen deri në minutën e 80-të.

Vetëm pak kohë më parë FIFA ndryshoi formatin e Kupës së Botës, duke i çuar në 48-të numrin e skuadrave që do të marrin pjesë nga 36-të që ishin më parë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com   

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në