FIFA vlerëson Strakoshën, në
ekipin më të mirë të javës

FIFA vlerëson Strakoshën, në<br />ekipin më të mirë të javës
Pritjet ndaj Izraelit dhe siguria që i dha katërkëndorit në ndeshjen e fituar nga përfaqësuesja shqiptare me shifrat 3-0, kanë bërë që Thomas Strakosha të marrë vlerësime të shumta.

Një nga këto vlerësime është edhe ai nga FIFA, për sa i përket lojës së njohur kompjuterike “FIFA17”.

Thomas Strakosha figuron në ekipin e javës së 39 të sezonit, i cili i përket paraqitjes së futbollistëve në ndeshjet me Kombëtaret dhe ka përfshirë në përzgjedhje emrat më të spikatur të ndeshjeve të kualifikuesve të Botërorit që u zhvilluan këto ditë.

Portieri shqiptar është në stolin e rezervave të këtij ekipi ideal të publikuar nga “EA Sports FIFA”, i cili edhe në të kaluarën ka përzgjedhur portierin shqiptar në këto formacione, por falë paraqitjeve të tij me Lacion, shkruan Telegrafi.

EKIPI I JAVËS 39

Titullarët

Robin Olsen – Kopenhagë – Suedi
Joschua Kimich – Bajern Mynih – Gjermani
Gabriel Merkado – Sevilja – Argjentinë
Leonardo Spinacola – Atalanta – Itali
Aron Ramsey – Arsenal – Uells
Jevgen Konoplianka – Shalke – Ukrainë
Josip Iliçiç – Fiorentina – Slloveni
Stevan Jovetiç – Inter – Mali i Zi
Cedrik Bakambu – Villareal – Kongo
Sandro Vagner – Hofenhaim – Gjermani
Lei Grifiths – Sëlltik – Skoci

Zëvendësuesit
THOMAS STRAKOSHA – LAZIO – SHQIPËRI
Stjuart Dallas – Lids – Irlanda e Veriut
Hordur Magnuson – Bristol – Islandë
Majkëll Bredli – Toronto – SHBA
Noulixh Musona – KV Ostende – Zimbabve
Jusuf Poulsen – Lajpcig – Danimarkë
Tomi Juriç – Lucernë – Australi

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria