FIFPro: futbollistët të mos
nënshkruajnë me klube serbe

FIFPro: futbollistët të mos<br />nënshkruajnë me klube serbe
Federata Ndërkombëtare e Futbollit Profesionist, ka lajmëruar futbollistët nëpërmjet një statusi në faqen e saj zyrtare, që të mos nënshkruajnë kontrata me skuadrat serbe.
FIFPro e ka cilësuar kampionatin serb si një mjedis të paligjshmërisë, ku situata është përkeqësuar për lojtarët.
 
Një sondazh i realizuar nga FIFPro, ka dalë në përfundimin se 68% të lojtarëve në kampionatin serb u vonohen pagesat dhe 89% e futbollistëve kanë kryer transferime të detyruara dhe  të papaguara.
 
“Deri sa të zgjidhet kjo situatë, u sugjerojmë lojtarëve që të mos firmosin kontrata për skuadrat serbe, pasi ekziston 50% mundësia që të përfundojnë në gjykatë”,  është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i FIFPro, Theo van Seggelen.
 
Në FIFPro janë pjesëtarë 58 vende të botës dhe ka 65 mijë futbollistë profesionistë anëtarë të saj.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja .com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar