Figurat mitologjike të Viktor Ferraj
në kërkim të një harmonie të re

Figurat mitologjike të Viktor Ferraj<br />në kërkim të një harmonie të re<br>
Qeramika dhe tablotë, ku paraqitet figura mitologjike e Centaurit janë simbolet kryesore të ekspozitës së piktorit Viktor Ferraj. Centauri pragu i të cilit nuk nuk mund të kapërcehet pa sakrifica është kthyer në moto të filozofisë së veprave të artit për Ferraj.

Në Galerinë Fab vperta e tij duken sikur janë një lloj akti në lëvizje. Centauri është një figurë e mitologjisë greke, që përfytyrohej si një qenie gjysmë njeri e gjysmë kafshë.

Duke parë veprat e Ferrajt risjell në kujtesë faktin se në në botën antike ky lloj bashkimi mes njeriut edhe kafshës shprehte vitalitetin, forcën dhe energjinë, që natyra i jepte atij dhe ai ndihej pjesë e saj. Në fytyrat e personazheve dhe objekteve që Ferraj ka krijuar, në mënyrë paradoksale dallohet skllavërimi dhe rikrijimi i centaurëve të rinj.

Centauri vjen këtë herë pa trup kali apo rrota motori, por si një krijesë e përzier në kërkim të një harmonie të re. Artisti, me ekspozitën e tij personale, sjell këtë herë në mënyrë tepër të veçantë punët e tij, përmes gërshetimit dhe ndjesisë së tij artistike. Në ciklin e veprave të Ferraj janë edhe figurat vertikale, që të kujtojën skemat e ikonave mesjetare dhe imazhet e skulpturave gotike.

Edhe pse e mbartur me sibole të njohuar ekspozita te Ferrajt vjen me një mesazh të fortë në vetvete. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 19 Mars.

skulptura

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi