SPAK ka dërguar për gjykim 3 ish-efektivë të Policisë, mes tyre dhe Erdit Hazizaj, ish-specialist i Forcës Operacionale, njëkohësisht edhe kandidat i PD-së për bashkinë Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023.
Hazizaj akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në organizatë kriminale, kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal, si dhe për shpërdorim detyre teksa mbante të informuar grupet kriminale për operacionet policore.
Partia Demokratike shkruante se kandidati demokrat për bashkinë e Roskovecit gëzonte një figurë të pastër morale, i pakorruptuar, i ndershëm dhe i përkushtuar në detyrën e tij për t’i shërbyer uniformës.
Jetëshkrimi i kandidatit në faqen e PD
Lajmi kryesor:
Trafik droge drejt Greqisë, SPAK dërgon për gjykim 3 ish-policë! Njëri prej tyre ish-kandidat i Berishës për Bashkinë e Roskovecit (EMRAT)











