Fileto derri me birrë
Përbërësit:
- 800 gr fileto derri
- 1 birrë
- 2 karota
- 2 degë selino
- 1 qepë
- 2 lugë mjaltë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim mirë tiganin, vendosim pak vaj ulliri dhe kaurdisim fileton e derrit mirë nga të dy anët. Më pas shtojmë qepën, karrotën dhe selinonë. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta dhe më pas e shuajmë mishin me birrë. Pasi ka avulluar alkooli shtojmë mjaltin. E lemë mishin të gatuhet dhe salcën të mpikset për rreth 30 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper.