Filipinë,Duterte:Trafikantët? Më
jepni kohë t’i vrasë të gjithë

Filipinë,Duterte:Trafikantët? Më<br />jepni kohë t’i vrasë të gjithë
Dy janë gjërat  për të cilat presidenti i Filipinës Rodrigo Duterte nuk dëshiron të heqë dorë. E para, është lufta kundra narkotrafikantëve  dhe e dyta fjalët e papërshtatshme që ai përdorë  për të bërë deklarata. 

Pasi ofendoi presidentin Obama, Duterte sërish është në qendër të vëmendjes  i cili edhe  një herë  thotë se ka nevojë edhe për 6 muaj për t’i dhënë fund luftës kundra drogës.

Problemi është se nuk arrita dot t’i vrisja të gjithë trafikantët edhe pse do doja.  Nuk e dija që kaq shumë njerëz ishin përfshirë në trafikmimin e lëndëve narkotike dhe që kishin lidhje edhe me anëtarë të qeverisë” u shpreh Duterte gjatë një konference për mediat në Davao.

Ai shtoi se nuk e dinte sesa rëndë ishte situata dhe kërcënimi në republikën që drejton duke kërkuar 6 muaj për të vijuar luftën.
 
Sipas policisë janë vrarë rreth 1105 të dyshuar me narkotrafikun. Por objekti i presidentit është të eleminojë të paktën 100 mijë persona  duke ofruar edhe shpërblim për ata që dorëzojnë trupat e trafikantëve.

Në fakt këto deklarata të Duterte kanë ndikuar në marrëdhëniet me SHBA dhe Australinë aleatë kyç të saj madje vendi  ka marrë edhe një paralajmërim  nga ana e Kombeve të Bashkuara sa i përket të drejtave humane, por presidenti nuk di të ndalet.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit

Hamas zgjedh liderin e ri! Yahya Sinwar, arkitekti që udhëhoqi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit