Filipine, 50 tërmete brenda 8 orëve, sot pritet shpërthimi i vullkanit Taal

Filipine, 50 tërmete brenda 8 orëve, sot pritet shpërthimi i vullkanit Taal

Vullkani i Taal në ishullin Luzon në Filipine u zgjua dje duke shpërndarë në qiell në lartësi 9 km hi dhe tym.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar për një shpërthim më të keq që do të ndodhë sot, ndoshta edhe gjatë mbëmjes pasi krateri i vullkanit është zgjeruar si pasojë e 50 tërmeteve që goditën brenda 8 orëve ishullin ku ndodhet vullkani.

Dhjetëra mijëra njerëz tashmë kanë ikur nga zona e rrezikut, vetëm 40 milje në jug të kryeqytetit Manila, me një popullsi prej 13 milion banorë.

Agjensia e përballimit të fatkeqësive thotë se mbi 40,000 njerëz të zhvendosur në Batangas dhe provincat e afërta të Cavite të cilët janë vendosur në 200 strehimore.

Shkollat dhe zyrat në Manila janë mbyllur për shkak të pluhurit të rrezikshëm dhe qindra fluturime të kompanive ajrore janë pezulluar duke lënë 80,000 njerëz të bllokuar.

Sipas Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë të Filipineve, 50 tërmetet janë tregues i mundshëm i katastrofës së afërt.

I gjithë ishulli Vullkan, është cilësuar një zonë e përhershme rreziku nga autoritetet.

Të paktën 35 shpërthime janë raportuar 100 vitet e fundit. Gjatë një shpërthim të dhunshëm në vitin 1911 humbën jetën 1300 persona. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë