FILIPINE - Mbi 100 persona të burgosur janë arratisur nga burgu në qytetin e Tacloban të Filipineve, gjatë kohës që tajfuni Haiyan goditi vendin. 

Përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni kanë shpërthyer dyert kryesore të burgut, prej ku disa të burgosur rrezikuan jetën për të fituar lirinë e tyre.

Të burgosurit ishin liruar nga qelitë e tyre në mënyrë që të ngjiteshin në katin e dytë të godinës për t’u shpëtuar përmbytjeve.

Ndërsa shumica i ishte drejtuar shkallëve për t’u ngjitur në katin e dytë, të tjerët u hodhën në ujë duke notuar nga dalja.

Por jo të gjithë u arratisën. Joey Gerona Taborada u rikthye vullnetarisht në burg, pasi bëri disa rregullime në shtëpi, në mënyrë që familjarët e tij të ishin të sigurtë.

Ai tha se as nuk e kishte menduar ndonjëherë idenë për t’u arratisur, megjithëse ishte burgosur prej 8 vitesh për trafikim droge, por ende nuk ishte shpallur fajtor për ndonjë krim.

Taborada u shpreh se dyert ishin të të hapura dhe se kishte frikë se çfarë mund t’i ndodhte familjes së tij. Por shtoi se nuk e vente në dyshim se do të rikthehej në burg.

Roja i burgut, Joseph Nunez tha se para tajfunit kishte 676 të burgosur, por pasi Haiyan goditi vendin dhe burgu u përmbyt nga ujërrat, numri i të burgosurve kishte vajtur në 562, pra 114 persona ishin në arrati.

Disa prej tyre u arrestuan në rrugët e qyetit pas një aksioni të forcave të policisë.


Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)