BRUKSEL- Bashkimi Europian ka premtuar edhe 7 milionë euro të tjera, për t`u ardhur në ndihmë të mbijetuarve nga tragjedia e Tajfunit Haiyan që goditi disa ditë më parë Filipinen
Kreu i zyrës humanitare të Komunitetit Europian, Kristalina Georgieva ka vizituar qendrën mjekësore në Filipine, qendër e cila drejtohet nga skuadrat e shpëtimit gjermane dhe belege.
Bashkimi Europian, është dhuruesi kryesor që po jep gati 50% të ndihmave humanitare për Filipinet.
Të mbijetuarit kanë filluar të ndërtojnë shtëpitë e tyre të shkatërruara nga një prej tajfunëve më të fortë që ka ndodhur ndonjëherë në botë.
Super Tajfuni Haiyan goditi Filipinet, më shumë se një javë më parë, më 8 nëntor të këtij viti, duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe të plagosur.
Nga informacionet e para, mediat ndërkombëtare zbardhën shifrën e 10 mijë viktimave, shifër e cila më pas u përgënjeshtrua nga presidenti i vendit BENIGNO AQUINO ku u fol për 2.357 të vdekur.
Ndërsa burime nga OKB-ja, japin një shifër që shkon në 4.460 persona.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com