“Hitler ka shfarosur  3 milionë hebrenj. Në Filipine sot ka 3 milionë të varur nga droga. Do të isha i lumtur t’i masakroja” kështu u shpreh presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte pas vizitës në Vietnam.

Ka qënë kjo deklarata bombastike e Duterte pasi pak kohë më parë u shpreh se do të vriste trafikantët dhe në një deklaratë tjetër shau presidentin Obama nga nëna.

Prej kohësh presidenti i ka hapur luftë trafikantëve  duke vendosur në bankinën e të dyshuarve një numër të madh personash.  Duke nisur nga fillimi i mandatit të tij policia ka vrarë 1247 shpërndarës.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)