MANILA- Presidenti i Filipineve Benigno Aquino u takua me krerët e grupit më të madh rebel në vend. Bashkëbisedimi u mbajt sot, pak para firmosjes së marrëveshjes së paqes që i jep fund konfliktit të armatosur në jug që ka zgjatur katër dekada.
Aquino mirëpriti në pallatin presidencial kreun e Frontit Liberal Islamik Murad Ebrahim dhe shefin e ekipit për negociatat e paqes Mohagher Iqbal. Pakti që firmoset mes palëve tenton t’i japë fund konfliktit 40 vjeçar, i cili rezulton të ketë lënë të vdekur 120 mijë qytetarë duke dëmtuar edhe zhvillimin në rajonin Mindanao.
Duke dashur të konkretizojnë edhe në mënyrë simbolike paqen në takim janë shkëmbyer edhe suvenire karakteristike. Palët kishin që prej vitit të shkuar që nuk takoheshin ndërsa biseda në Manila u mbajt me dyer të mbyllura.
Provinca e jugut sipas marrëveshjes pritet të garantojë një autonomi të pjesshme e cila do të hyjë në fuqi në fund të mandatit të Presidentit aktual të vendit.
(d.m/s.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com